Benzema: Jam i lumtur në Arabinë Saudite

Futboll

Benzema: Jam i lumtur në Arabinë Saudite

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:02
Benzema në mes

Karim Benzema ka pesë muaj që është larguar nga Reali i Madridit. Prej pesë muajsh ai aktivizohet në ligën e Arabisë Saudite. Francezi, po shijon vendin saudit në pushimin e kombëtares. Benzema, si një nga imazhet më tërheqëse të kampionatit, mori pjesë në Forumin Global Misk, i cili po mbahet këto ditë në Riad.

Gjatë një interviste të dhënë, sulmuesi francez shpjegoi edhe një herë pse zgjodhi Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën dhe se si ndihet në vendin saudit pas largimit nga Madridi.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Arabinë Saudite, mes këtyre njerëzve të mëdhenj që e duan sportin. Erdha në Mbretërinë e Arabisë Saudite, jo vetëm për të luajtur futboll, por për një projekt të madh, gjigant sportiv.

Në fillim u befasova nga kjo dashuri e madhe dhe kjo pritje e ngrohtë. Ashtu siç ishte dhe pritja nga tifozët e Al-Itihadit.

Ata nuk janë vetëm të dashur, por të pasionuar, na japin entuziazëm dhe ne bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i bërë ata të lumtur. Arabia Saudite është shtëpia ime e dytë dhe njerëzit këtu janë të mrekullueshëm, e duan futbollin dhe kanë shumë pasion”, tha ai. Fjalët e tij kanë aq shumë domethënie në këtë vend, saqë shumica e mediave saudite e kanë bartur ish-futbollistin e Realit të Madridit në kopertinat e tyre, si ai i ilustruar nga “Ariyadhiah”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat