Uellsi barazon në Yerevan, rrezikon shumë vendin e dytë 

Futboll

Uellsi barazon në Yerevan, rrezikon shumë vendin e dytë 

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Përballja mes Armenisë dhe Uellsit ka përfunduar pa fitues (1:1) në Yerevan, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Ky barazi nuk i shkoi për shtati as armenëve e as Uellsit, pasi që minimizon gjasat për vend të dytë kur kihet parasysh se Kroacia ka një ndeshje më pak.

Në minutën e 5-të, Zelarayan kaloi në epërsi Armeninë. 

Në fund të pjesës së parë u barazua rezultatin me autogolin e futbollistit Tiknizyan.

Turqia kryeson në grupin D me 16 pikë, pasojnë Uellsi 11, Kroacia 10 (një ndeshje më pak), Armenia 8 dhe Letonia 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat