Media zvicerane: Zvicra dominoi por u dënua në fund nga Kosova 

Futboll

Media zvicerane: Zvicra dominoi por u dënua në fund nga Kosova 

Nga: K. G. Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 23:07
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1:1 me Zvicrën, në takimin që u zhvillua në Basel në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. 

Media zviceran “20min” ka bërë një shkrim interesant për këtë sfidë.

“Kombëtarja dominoi lojën dhe nuk mundi të krijonte asnjë mundësi të pastër në pjesën e parë, përveç rastit të parë të Freuler.

Vetëm në pjesën e parë, zviceranët u lejuan të ekzekutonin nëntë goditje nga këndi e asnjëri prej tyre nuk ishte i rrezikshëm.

Pas pushimit, zviceranët papritmas krijuan rast pas rasti, por dështuan për shkak të mungesës së fatit apo pamundësisë së tyre.

Kjo u dënua pak para fundit”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat