Ky shqiptar e ka kërkuar Serbinë në Grup, a do t’i realizohet ëndrra? Tirana e shqiptarët në festë  

Futboll

Ky shqiptar e ka kërkuar Serbinë në Grup, a do t’i realizohet ëndrra? Tirana e shqiptarët në festë  

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:07
Shqipëria

Të gjithëve iu kujtohet deklarata e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi!

Ai e ka kërkuar para një kohe që ta kenë Serbinë në grup në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Paramendo të jetë në një Grup Shqipëria dhe Serbia, padyshim se selektori serb Dragan Stojkoviq do të kapte sikleti sepse e ka një histori të hidhur me humbje nga shqiptarët, sidomos nga Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, këta të fundit i shënuan në Kaliningrad të vitit 2018 (2:1). Po ashtu Shaqiri i shënoi edhe në Doha të vitit 2022 (3:2)! 

“Do ta doja Serbinë në grupet e Europianit dhe ta fitojmë qysh duhet.

Për t’i mundur ashtu siç duhet. Të marrim një fitore të pastër kundër tyre, 3:0, ose 4:0 ose 5:0”, ka thënë Seferi para një kohe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat