Ballkani merr fitoren e parë ndaj BE-së

Futboll

Ballkani merr fitoren e parë ndaj BE-së

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:02
Pamje nga një ndeshje

Kampionati Europian që do të zhvillohet në Gjermani më 14 qershor të vitit 2024 është nën dominimin e rajonit të Ballkanit.

Thënë kështu, sepse 5 përfaqësusese janë kualifikuar për në raundin tjetër dhe ky numër mund të shkojë në gjashtë, nësë ditën e martë, Kroacia ia del të fitojë ndaj Armenisë, përballja e fundit e vlefshme për Grupin D.

Është një takim që në letër përfaqësuesja dalmate e ka të kaluashme, përballje ku kundërshtari nuk ka asnjë objektiv apo moral për të bërë dicka.

Kështu, Shqipëria,Sllovenia,Serbia,Turqia dhe Rumania janë përfaqësuseset që do të jenë në Gjermani. ë nga 1960-ta, vit kur aktiviteti europian nisi për herë të parë, maksimumi i numrit të përfaqësuesve nga rajoni i Ballkanit që kanë marrë pjesë në një Europian ka qenë në vitin 2016 me katër të tilla. avarësisht rezultateve që mund të marrin përfaqësuseset, një gjë është e sigurtë, që rajoni i Ballkanit ka marrë fitoren e parë ndaj Bashkimit Europian në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat