Holanda bindshëm

Futboll

Holanda bindshëm

Nga: K. G. Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Holanda

Holanda pa telashe ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 6:0 ndaj Gjibraltarit, në takimin e xhiros së fundit të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Golat i realizuan Stengs (10', 50’ e 62’), Wieffer (23'), Koopmeiners (38') e Gakpo (81’).

Franca ka përfunduar në vend të parë me 22 pikë, pasojnë Holanda me 18, Greqia 13, Irlanda 6 dhe Gjibraltari 0 pikë.

Franca dhe Holanda janë dy ekipet e para të grupit B që siguruan pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat