Ahmataj insiston se skuadra e Tiranës

Futboll

Ahmataj insiston se skuadra e Tiranës

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:49
Ahmataj

Julian Ahmataj insiston se skuadra e Tiranës është e fokusar te ndeshja që luan nesër ndaj Erzenit. Tekniku i bardhebluve, edhe pse në fundjavën e ardhshme do të luajë ndaj Partizanit, është i bindur se ekipi është i fokusuar plotësisht te ndeshja ndaj Erzenit, pasi kjo ka po aq rëndësi.

“Duhet sakrificë shumë e madhe për të arritur te fitorja, gjë që ne duhet ta shprehim në fushën e lojës. Kjo është ajo që kërkojmë prej kohësh, që të gjejmë ekuilibrat, stabilitetin dhe sidomos agresivitetin që duhet për të qenë një skuadër e fortë.

Ndeshjet kanë histori të ndryshme, por Erzeni është një skuadër e fortë, me lojtarë teknikë, shumë të mirë, me elementë të rinj. Është një skuadër e paparashikueshme në disa momente, por kemi forca dhe kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin për të shkuar në ndeshje,

Çdo javë dhe çdo ditë në stërvitje është test për çdo futbollist dhe çdo trajner.

Është e vërtetë që përdora në ndeshjen e fundit të gjithë potencialin ofensiv që kemi në dispozicion. Duke u kthyer edhe Patrik, mendoj se mund të na japë freski në minutat e fundit se kemi mundësi për të alternuar lojtarë.

Patrik? Ai vjen nga dëmtimi dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm në menaxhimin e situatës së tij se vjen nga 8 muaj stop dhe do të marrë dalëngadalë minuta, por jo direkt, se mund të pësojë dëmtime të tjera.

Në futboll nuk ka asnjëherë qetësi se gjerat prishen për një sekondë dhe për t’u rregulluar duhen sakrificë dhe punë. Ne do të vazhdojmë të sakrifikojmë dhe punojmë çdo ditë sa më fort e të shohim se ku do të arrijmë.

Është shumë herët për të folur për merkaton e janarit se ne kemi goxha potencial në skuadër. Nuk kemi hequr dorë nga kjo, kemi skuadër me shumë cilësi brenda, vetëm duhet sakrifica e lufta e të gjithëve për të ecur përpara.

Derbi? Duhet të kalojmë Erzenin se luajmë me ta nesër, nuk kemi fare në mendje derbin. Ajo është ndeshja tjetër dhe të gjithë janë përqendruar te Erzeni. Ky është trepikësh që duhet, jo patjetër, por ta trajtojmë ndeshjen në maksimumin tonë se nuk ka kohë për neglizhenca”, tha Ahmataj para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat