Kampionati i futbollit amator 9×9 mbyll javën e shtatë

Futboll

Kampionati i futbollit amator 9×9 mbyll javën e shtatë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:07
Oamje nga një ndeshje

Kampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, që organizohet nga FSHF, ka mbyllur javën e shtatë. Në grupin A, skuadra e ATS regjistroi triumfin e katërt radhazi dhe vijon të kryesojë e vetme renditjen me 17 pikë.

ATS mundi 3-0 skuadrën e Vatër. Skuadra e IMMI u rikthye te fitorja pas barazimit me Vila-L, duke triumfuar 2-0 ndaj skuadrës MD dhe në renditje ndodhet në vendin e dytë me 16 pikë. Më tej në grupin A, skuadrat e Panthers Shkodër, Ferraj, Dymbëdhjetat, Elso dhe FB Passion nuk gabuan në sfidat e tyre dhe morën tri pikët. I vetmi barazim në grupin A u regjistrua në ndeshjen Barrikada – Vila – L që përfundoi 1-1.

Në grupin B, ekipi i Dajtit vijon ecurinë pozitive duke regjistruar shtatë fitore në po aq ndeshje. Skuadra e Dajtit fitoi 2-1 ndaj North Gate dhe udhëheq e vetme renditjen me 21 pikë. Kastriotët u rikthyen te fitorja, duke lënë pas disfatën me Friends Team.

Ata fituan minimalisht 1-0 ndaj Al Ar dhe ndodhen të dytët në grupin B me 18 pikë. Në sfidat e tjera të grupit, skuadrat e Friends Team, Ccbs, Parku, Big – Bite, Musa dhe Jata Market nuk gabuan dhe triumfuan kundër kundërshtarëve.

Rezultatet e javës së shtatë të kampionatit të futbollit amator 9×9:

Grupi A

1. Panthers Shkodër – Hidro Alfa 3-0

2. IMMI – MD 2-0

3. Barrikada – Vila-L 1-1

4. ATS – Vatër 3-0

5. Legjendat 9×9 – Ferraj FC 3-4

6. Dymbëdhjeta – FC Luminesen 2-0

7. Elso – FC Illyrian Eagles 3-1

8. FB Passion – Raiffeisen Bank 2-1

Grupi B 

1. Kastriotët – Al Ar 1-0

2. Futura Dent – Friends Team 1-3

3. Ccbs – Roamel 1-0

4. Albamer – FC Parku 0-1

5. FC Dajti – North Gate 2-1

6. Gaia Triumph – Big-Bite 0-3

7. FC Confucius – FC MUSA 2-3

8. Ju Ar Plast – Jata Market 2-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat