Manchester City pret Leipzig për vendin e parë

Futboll

Manchester City pret Leipzig për vendin e parë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:21
Haaland

Çështja e kualifikimit në raundin me eliminim është zgjidhur në Grupin G, ku Manchester City dhe Leipzig kanë nga 10 pikë e janë të paarritshme nga dy të tjerat.

Dy skuadrat e kualifikuara ndeshen sot në stadiumin Ettihad dhe objektivi i vetëm i mbetur është vendi i parë.

Një objektiv vetëm në letër për skuadrën gjermane, e cila ka kujtime të hidhura nga vizita e fundit në këtë stadium, ku në sezonin e kaluar u mund 7-0, me Erling Haland autor të pesë golave.

Edhe në ndeshjen e parë në grup, skuadra e Guardiolës fitoi 3-1.

Në Bernë, Young Boys dhe Crvena Zvezda, të dyja me nga një pikë, do të luajnë për çmimin ngushëllues, kualifikimin në Europa League..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat