Federata zvicerane ia beson Yakinit rrugëtimin në Euro 2024

Futboll

Federata zvicerane ia beson Yakinit rrugëtimin në Euro 2024

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:10
Yakin e Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës në futboll ka pasur kualifikime të komplikuara për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Federata zvicerane kishte vërejtjet e saj ka vendosur që 49-vjeçari nga Baseli ta udhëheq Zvicrën në “Euro 2024”.

Sipas njoftimit, Yakin ka arritur të gjitha synimet që i ishin vënë në kontratat e nënshkruar me federatën zvicerane.

“Ndonëse kemi barazuar pesë herë dhe kishim një humbje në kualifikimet e fundit, Murat Yakin ka besimin tonë të plotë.

Ai ka përkrahjen tonë në të gjitha drejtimet në mënyrë që të jetë në gjendje që të marr pjesë në Kampionatin Evropian në Gjermani me ekipin më të mirë dhe stafin më të mirë të mundshëm”, ka thënë presidenti i federatës zvicerane, Dominique Blanc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat