Bleon Shaqiri - sulmues i frikshëm për ekipet e Ligës së Dytë të Kosovës  

Futboll

Bleon Shaqiri - sulmues i frikshëm për ekipet e Ligës së Dytë të Kosovës  

Nga: K. Goca Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:01
Bleon Shaqiri

Sulmuesi Bleon Shaqiri po tregon klasin e tij në Ligën e Dytë të Kosovës.

23 – vjeçari ka shënuar shumicën e golave për Sharrin e Hani të Elezit.

Nga 34 gola që ka klubi në përgjithësi, Shaqiri ka realizuar 19.

Futbollist që bën diferencën në fushën e lojës.

Shënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Kosovës, ka ambicie të mëdha edhe për pjesën e pranverore.

Flitet se 23-vjeçari ka oferta nga Maqedonia dhe nga Liga Parë e Kosovës po ashtu edhe nga Superliga.

Shaqiri është në formë të madhe dhe thotë se do të jetë edhe më i mirë në pjesën e dytë të kampionatit.

Shaqitri tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se ndihet krenar për golat që ka realizuar por për të shumë më rëndësi janë rezultatet e klubit se sa kush ka shënuar më së shumti gola.

Ndryshe është djali i trajnerit Qerim Shaqiri.

KEK-u kryeson me 36 pikë, pasojnë Mitrovica me 35, Prizreni 35, Behari 25 e Sharri renditet në vend të 11-të me 16 sosh pas 14 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat