Konflikti 32 sekonda në mes Mesit dhe trajnerit të Argjentinës

Futboll

Konflikti 32 sekonda në mes Mesit dhe trajnerit të Argjentinës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 12:27
Argjentina

Pak ditë më parë bota e futbollit u befasua nga deklarata e trajnerit të kombëtares së Argjentinës, Lionel Skaloni. Ai deklaroi se mund të lërë kombëtaren kampione të botës, pasi sipas tij duhet një trajner që të marrë më të mirën nga ky grup lojtarësh.

Duket se pas kësaj deklarate fshihet një sherr verbal që ka ndodhur në stadiumin “Maracana”, pas ndeshjes të fituar 1-0 ndaj Brazilit, mes trajnerit dhe sulmuesit Lionel Messi. Sherri ka ndodhur pas ndeshjes dhe gjithçka është mbajtur e fshehur.

Sipas mediave, si Messi ashtu dhe skuadra nuk ka qenë në dijeni të deklaratës së trajnerit Skaloni për të dhënë dorëheqjen, ndaj ata nuk e kanë pritur mirë këë gjë. Sipas tyre, skuadra duhej ta mësonte e para këtë gjë dhe jo të bëhet publike në media.

Kur Skaloni ka takuar Messi për një ballafaqim, takimi mes tyre ka qenë shumë i shkurtër, vetëm 32 sekonda.

“Ai që ndërpreu në mes takimin ishte Messi, pasi u largua i revoltuar pas 32 sekondash.

Në futboll ka disa kode. Futbollistët nuk dëshirojnë t’i mësojnë gjërat nga mediat, imagjoni që ai futbollist është Messi…”, tha gazetari Jorge Rial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat