Everton i shpall luftë Federatës

Futboll

Everton i shpall luftë Federatës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:29
Logo e Evertonit

Janë javë të ndërlikuara këto për skuadrën e Everton, që është penalizuar me 10 pikë në renditjen e Premier League. Penalizimi erdhi për çështje që kanë ndodhur ajshtë fushës dhe që kanë lidhje me “fair play financiar”.

Një temë kjo shumë e diskutuar në futbollin e sotëm.

Për shkak të disa shkelve etë rregullave në lidhje me llogaritë fiskale që një klub duhet të ketë në Premier League, skuadra e Everton u penalizua me 10 pikë, që i janë hequr nga renditja aktuale.

Për pasojë, skuadra e “toffees” renditet në vendin e fundit me 4 pikë, po aq sa edhe Burnely, ndërkohë që duhej të ishte në vendin e 14-të. Një situatë e papranueshme për klubin, që ka vendosur të apelojë vendimin, teksa sot do të paraqesë dokumentet e nevojshme.

Datat 30 nëntor është data e fundit për ta apeluar vendimin, ndaj reklamimi është i pashmangshëm për klubin, që synon të rifitojë pikët e hequra. Një situatë e ndërlikuar kjo në Premier League, pasi edhe klube të tjera mund të pësojnë të njëjtin fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat