Vjosa, kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B

Futboll

Vjosa, kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B

Nga: K. G. Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:40
Vjosa

Vjosa e Shtimes ka treguar lojëra shumë të mira dhe si pasqyrë e kësaj stolisen me titullin e kampionit të vjeshtës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Vjosa ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës.

Golat i realizuan Astrit Fazliu e Albinot Kozmaqi.

“Dhe po, jemi kampion vjeshtor, përfundon takimi me një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2:0 ndaj KF.2 Korriku.

Falënderojmë tifozët që na përkrahën në këtë sukses, për të qenë lider të ligës”, shkruan në faqen e Vjosës.

Vjosa kryeson me 31 pikë, duke lënë pas Prishtinën e Re me 30, Ferizajn me 29 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat