Sylvinho i emocionuar pas shortit

Futboll

Sylvinho i emocionuar pas shortit

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:22
Sylvinho Sylvinho

Ka përfunduar, në Hamburg, të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për fatin tonë të keq, Kombëtarja është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me “legjionarët” ndodhen “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.

Pas shortit, disa fjalë për mediat i tha edhe tekniku Sylvinho, i cili theksoi se për “kuqezinjtë” do të jetë një sfidë e bukur, ndërsa shtoi se Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur.

A folët me Spalettin për shortin? “Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur.

Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”,- u shpreh tekniku Sylvinho, për shortin, jo pak të vështirë, me të cilin u përballëm pas hedhjes së goglave, në Hamburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat