Tirana dhe Partizani pa 14 lojtarë

Futboll

Tirana dhe Partizani pa 14 lojtarë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Tirana dhe Partizani përballen sot në orën 19:00 në ‘Air Albania’ për të luajtur derbin e dytë këtë sezon.

Një sfidë për t’u parë e shijuar si gjithmonë e cila garanton luftë sportive dhe spektakël në fushë e tribuna.

Dy ekipet vijnë në forma të ndryshme nga njëra-tjetra me Tiranën që nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa të kuqtë duken të pandalshëm ku në 8 ndeshjet e fundit numërojnë 6 fitore dhe 2 barazime.

Mirëpo, ky derbi do të jetë pak më ndryshe nga të tjerët, kjo për faktin se skuadrat kanë një mal me mungesa, madje emrat që mungojnë mund të jenë më të mirë se ata që do të luajnë. Janë plot 14 lojtarë, shumica prej tyre mungojnë ndërsa disa janë në dyshim.

Te Tirana, Selmani, Lulaj, Hila, Qefalija dhe Haxhiu janë mungesa të konfirmuara nga Ahmataj, ndërsa shpresohet për një mrekulli te Hasani i cili është në dyshim për të luajtur.

Në kampin e kuq, Abilaliaj gjithashtu konfirmoi 7 mungesa: Hoxha, Bytyçi, Preka, Sota, Atanaskoski, Kocijan dhe Bintsouka, ndërsa për Grezdën mbetet ende për t’u parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat