Tirana “thumbon” me mesazh

Futboll

Tirana “thumbon” me mesazh

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 19:17
Tirana

Në pritje të Komisionit të Disiplinës për dhunën te fermat, Tirana “thumbon” me mesazh!

Dhuna e ndodhur në ndeshjen e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë është bërë objekt i një procesi hetimor nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Kjo dhunë ndodhi pikërisht në ditën ndërkombëtare të dhunës kundër grave.

Të shumta kanë qenë akuzat dhe kundërakuzat nga dy kampet, por federata ende nuk është shprehur për këtë incident. Kur pritej që të mësoheshin masat këtë fundjavë, Disiplina vendosi të hap një proces hetimor.

Klubi i Tiranës, ka preferuar që pak minuta para nisjes së derbit të kryeqytetit të japë një mesazh thumbues për shtyrjen e vendimit dhe incidentin e ndodhur.

Këtë mesazh e shpalosën disa djem përmes shpalosjes së një banderole në fushën e stadiumit “Air Albania”. Në këtë banderolë shkruhej: Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat