Caktohet data për sfidën Bayerni - Union Berlin

Futboll

Caktohet data për sfidën Bayerni - Union Berlin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:45
Stadiumi në “Allianz Arena”

Është caktuar data për ndeshjen mes Bayern Munich dhe Union Berlin, që ishte planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën e 3 dhjetorit, por që shty për shkak të borës shumë të rënduar në “Allianz Arena”.

Në një postim në rrjetet sociale, klubi i Bayern Munich bën me dije se takimi i vlefshëm për javën e 13-të të Bundesliga është vendosur të luhet më 24 janar 2024, në orën 20:30.

“Ndeshja e shtyrë e FC Bayern, në Bundesliga, kundër Union Berlin është riorganizuar për të mërkurën, 24 janar 2024 në orën 20:30 në Allianz Arena.

Ndeshja e 13-të ishte planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar të shtunën e kaluar, por më pas u shty për shkak të sigurisë dhe kushteve të udhëtimit pas reshjeve të mëdha të borës në Mynih. Biletat për së shtunës mbeten të vlefshme për ndeshjen e riorganizuar.”-shkruan Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat