Flet Marotta

Futboll

Flet Marotta

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:15
Marotta

Drejtori ekzekutiv i Inter-it, Giuseppe Marotta ka folur së fundmi për Cristiano Ronaldo-n dhe kohën kur portugezi ishte te Juventus, duke e lavdëruar sulmuesin 38-vjeçar.

“Ai ishte dhe është një lojtar shumë i mirë, por mbi të gjitha është një kampion i madh. Një kampion është dikush që mund t’ua përcjellë bindjen e tij shokëve të skuadrës.

Ai ishte një lider i madh i asaj skuadre dhe lojtari më i famshëm. Ishte një lojtar i vështirë për t’u përballuar dhe kjo është arsyeja pse ai ishte sfidues, por ai nuk më irritoi kurrë”,-tha Marotta një intervistë të dhënë së fundmi.

Cristiano Ronaldo, tani pjesë e Al Nassr, iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2019, pasi u largua nga Real Madrid, ndërsa qëndroi aty deri në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat