Çfarë flitet për lojtarin?

Futboll

Çfarë flitet për lojtarin?

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:10
Kobbie Mainoo

Manchester United ka futur një klauzolë në kontratën e Kobbie Mainoo, sipas raportimeve. 18-vjeçari bëri përshtypje në debutimin e tij të plotë muajin e kaluar, duke fituar lëvdata nga legjendat e United, Gary Neville dhe Roy Keane.

Ai tani është ne rrugen e duhur për t’u bërë djaloshi i ardhshëm i artë i klubit, me një rritje enorme të pagës. SunSport zbuloi ekskluzivisht javën e kaluar se paga e Mainoo do të rritet nga 10,000 euro në javë në 20,000 në javë kur ai të arrijë dhjetë paraqitje në ekipin e parë.

Kjo për shkak të një klauzole në kontratën që ai nënshkroi në shkurt. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se United gjithashtu ka futur një klauzolë që mund ta bëjë adoleshentin të zgjasë qëndrimin e tij në Old Trafford deri në vitin 2028.

Ai gjithashtu raporton se Mainoo mund të nënshkruajë një kontratë të re me kushte të reja vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat