Bardhi: Jam i lumtur në Trabzon

Futboll

Bardhi: Jam i lumtur në Trabzon

Nga: K. G. Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:49
Bardhi

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, është sërish në luftë për statusin e ekipit të parë në Trabzonspor. 

Bardhi ka qenë i lidhur me një transferim te Union Berlin, ku u emërua Bjelica si trajner, por anëtari i kombëtares së

Maqedonisë së Veriut, tha pas ndeshjes së djeshme të kupës turke, se planifikon të qëndrojë në Trabzon.

“Sinqerisht, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Trabzonit. Si çdo futbollist tjetër, jam i lumtur kur luaj, nuk më intereson kur jam në stol, por gjithmonë respektoj vendimet e trajnerit.

Ky ka qenë një sezon i mirë, e nisa mirë dhe më pas kam pas një rënie në formë.

Megjithatë, po punoj fort që të rikthehem në nivelin e muajve të parë. Jam krenar që luaj për Trabzonin, një klub ku pritshmëritë janë gjithmonë më të larta, në një qytet ku flitet vetëm për futbollin 24 orë në ditë”, tha Bardhi.

Bardhi këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje për Trabzonin ose kaloi gjithsej 764 minuta në fushë, gjatë të cilave shënoi dy gola dhe pati dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat