United pas futbollistit të Lilles

Futboll

United pas futbollistit të Lilles

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:56
Ten Hag

Manchester United është në bisedime Lille për transferimin e Leny Yoro.

Kontrata e futbollistit me skuadrën franceze përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe palët po diskutojnë një marrëveshje të mundshme për tetëmbëdhjetë vjeçarin.

Qendërmbrojtësi deri më tash ka bërë vetëm tridhjetë e katër paraqitje në ekipin e parë.

Siç mësohet për futbollistin ka shprehur interesim edhe skuadra e Manchester City dhe klubi i United po mundohet të jetë më i shpejtë në reagim për t'i siguruar shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat