Kasa shënon në Slloveni

Futboll

Kasa shënon në Slloveni

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:05
Kasa

I huazuar me shumë bujë, te skuadra  e Olimpija Ljubjana, “fantazisti” i sulmit, Redi Kasa nuk po gjen ende formën e tij, te “gjigandët” e Sllovenisë.

Mirëpo, në përballjet e fundit ka filluar të japë shkëndijat e para, ku madje ka arritur të regjistrojë edhe një gol.

Ish-“yllit” të “rrogozhinasve”, të Egnatias i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta për të gjetur golin e tij të parë, me 22-vjeçarin, që u aktivizua në minutën e 70’-të të sfidës ndaj NK Bravo dhe në 76’-tën dërgoi topin në rrjetë, për të siguruar 1 pikë, për skuadrën e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se sulmuesi u largua nga Egnatia pas një gjysmë sezoni, ku e ndihmoi skuadrën rrogozhinase të kualifikohej në Kupat e Europës dhe të fitonte Kupën e Shqipërisë dhe pritet të rikthehet sërish te “rrogozhinasit”, në verën e vitit 2024, pas përfundimit të huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat