Broja përshkruan me 3 fjalë “yllin” portugez

Futboll

Broja përshkruan me 3 fjalë “yllin” portugez

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:17
Broja

Nga shumë kush konsiderohet, si një prej talenteve më të mëdha, që ka prodhuar ndodnjë futbolli shqiptar. Bëhet fjalë për “bomberin” e Chelsea, Armando Broja, i cili pas rikuperimeve nga dëmtimet ka filluar të kthehet në një protagonist te “Blutë e Londrës”, ku i mungon vetëm gjetja e rrugës së rrjetës.

Gjatë një interviste, të zhvilluar, para 1 viti për “The Players’ Tribune”, Broja ka treguar edhe për idhullin e tij dhe të babait të tij, me të dy, që janë tifozë të Ronaldo-s, por babai është i “Fenomenit”, ndërsa Broja padiskutim, i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo dhe të enjten, që sapo lamë pas Broja ka përshkruar idhullin e tij.

“Kam një pyetje të shpejtë për ty. Përshkruaj Cristiano Ronaldo-n me tri fjalë”,- e pyeti drejtuesi i njohur, Mario Delano dhe “bomberi” nga Malësia e Madhe e ka dhënë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme përgjigjen, teksa tha se për të Ronaldo është “Më i madhi i të gjitha kohërave, i pabesueshëm, madhështor”.

Ndërkaq, kujtojmë se Broja vazhdon që të fitojë minuta gjithnjë më të shumta në skuadrën e argjentinasit Mauricio Pochettino, këtë sezon, pas rikthimit nga dëmtimi i rëndë në gju, teka në përballjen ndaj Chelsea u aktivizua në minutën e 77’-të në vend të Mudryk, në “Old Trafford” të mërkurën dhe në ato pak minuta që ishte në fushë, goditi edhe shtyllën e kamerunasit, Onana..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat