Nesër festojnë titullin vjeshtor

Futboll

Nesër festojnë titullin vjeshtor

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:10
Besa

Një javë para përfundimit të sezonit vjeshtor skuadra e Besës nga Dobërdolli i Gostivarit ka siguruar titullin e kampionit dimëror në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Besa ka 37 pikë në 14-të ndeshje të zhvilluara prej tyre 12 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Klubi ambicioz shqiptar e ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në Ligën e dytë të RMV-së me 34 gola të shënaur dhe vetëm 7 të pranuar.

Besa nesër në stadiumin e Vrapcishtit e pret pobedën e prilepit. Vendësit në letër janë favorit dhe të gjithë e presin triumfin e 13-të në mënyrë që edicionin e parë ta mbyllin me sukses të madh, ashtu sic e ka planifikuar pronarët dhe kryesia e klubit.

Besa nesër është duke u përgatitur për festë.

Kështu, pronari i KF Besa, Haxhi Muhamed Tahiri me dy djemtëe e tij, Zijadinin dhe Elhamin, pronar të kompanisë private në Zvicër, Global Imobile, bëjnë apel deri tek të gjithë mbështesit e Besës që të shtunën të vijnë në stadium dhe ta përkrahin ekipin e tyre, pasi është shumë e rëndësishme.

“Ne u bëjmë apel të gjithë atyre që munden të vijnë në ndeshjen e nesërme kundër Pobedës që të festojmë titullin kampion të vjeshtës. Për Besën është një ditë e vecantë, e madhe, pasi e kemi pritur me padurim.

Ne ju kemi premtuar se Besën do ta inkuadrojmë në Ligën e parë dhe këtë premtim do ta bëjmë realitet.

Besa nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë fuqishëm edhe në sezonin pranveror drejt titullit kampion. Askush nuk dfo të na ndal drejt këtij qëllimi! Mirësevini nesër.

Dëshirojmë që të kaloni sa më bukur në festën tonë të madhe. Edhe pse është ftohtë, sukseset e Besës do të na ngrohin”, thuhet në apelin e drejtuesve të Besës.

Ndeshja Besa-Pobeda do të filloj në orën 13:00. (

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat