Newcastle, një nga klubet që tërheq çdo lojtarë

Futboll

Newcastle, një nga klubet që tërheq çdo lojtarë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:17
Callum Wilson

Newcastle United është një nga skuadrat e pakta në botë që mund të tërheqë çdo lojtar.

Kështu mendon sulmuesi Callum Wilson, i cili beson se lojtarët janë të etur për t’u transferuar në “St James' Park”.

“Magpies” po ‘luftojnë’ për të siguruar një vend në katërshen e madhe të Premier League-s, derisa ende janë duke garuar në Ligën e Kampionëve.

“Jam i sigurt se tani të gjithë lojtarët duan të vijnë në Newcastle”, tha Wilson.

“Ne luajmë futboll të mirë, jemi në Ligën e Kampionëve dhe po përpiqemi sërish këtë sezon. Ka shumë oreks për njerëzit që duan të vijnë dhe të bashkohen me ne”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat