Skuadra shqiptare e Pal Dreshajt në krye të tabelës në Kampionatin e Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare e Pal Dreshajt në krye të tabelës në Kampionatin e Malit të Zi

Nga: K. Goca Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:23
Deçiqi

Sot janë luajtur tre ndeshje të javës së 19-të të Meridianbet 1 të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Nesër luhen dy ndeshje tjera Mlladost Lob.bet - Buduçnosti (13:00) dhe Jezero - Sutjeska (15:00)

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, e mbylli vitin 2023 në mënyrën më të mirë, me fitore.

Në ndeshjen e fundit të vjeshtës, Deçiqi që ka president Pal Dreshajn, gjunjëzoi Jedinstvon me rezultat 3:1 dhe u rikthye në vendin e parë por gjithçka do të dihet nesër se kush do të jetë kampion vjeshtor. 

Ata kanë një pikë më shumë se Buduçnosti, skuadër që nesër do të luajë ndaj Mlladost Lob.bet.

Skuadra e Millorad Pekoviqit fitore me meritë, ku kaloi në avantazh në minutën e 23-të, Patrik Nonata tundi rrjetën e skuadrës nga Bjelopola pas një asistimi të Vulajt.

Në minutën e parë të pjesës së dytë, Jedinstvo barazoi me golin e Zharko Koraç.

Deçiqi riktheu avantazhin në minutën e 52-të kur Oliver Sharkiç shënoi nga penalltia. Mysafirët nuk kishin çfarë të kërkonin në kampin e OFK Titogradit, ku Kristijan Vuljaj në minutën e 63-të

Deçiqi kryeson me 37 pikë, pasojnë Buduçnosti me 36, Jezero 28, Sutjeska 27 e Jedinstvo renditet në vend të 9-të me 15 pikë.

Java e 19-të

Petrovaci - Mornari 0:0
Deçiqi - Jedinstvo 3:1
Rudari - Arsenali 2:0

E diel

Mlladost DG - Buduçnosti (13.00)
Jezero - Sutjeska (15.00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat