Roma me dy të skuqur, i hasi sharra në gozhdë! Barazon me Fiorentinën

Futboll

Roma me dy të skuqur, i hasi sharra në gozhdë! Barazon me Fiorentinën

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 22:45
Dybala

Roma ka marrë vetëm një pikë në "Olimpico" që padyshim është zhgënjim.

Romakët barazuan me rezultat 1:1 me Fiorentinën.

Lukaku në minutën e 9-të shënoi dhe dukej se Roma do të arrijë fitore pa problem por i hasi sharra në gozhdë. 

Dybala është zëvendësuar në minutën e 25-të për shkak të lëndimit dhe ishte hendikep i madh për romakët. 

Gjithçka u vështirësua kur futbollisti Zalewski u përjashtua pas dy kartonave të verdhë dhe nga minuta e 64-të romakët mbeten pa një lojtar në fushë. 

Dy minuta m vonë Martinez Quarta barazoi rezultatin.

Në minutën e 87-të përjashtohet me karton të kuq edhe Lukaku dhe mbetet pa dy lojtarë në fushë ndaj Fiorentinës.

Roma renditet në vend të 4-të me 25 pikë, ka një më shumë se Fiorentina që gjendet tre pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat