Bayerni trondit Manchester Utd, e çon në shtëpi! Rrahmani e Napoli në festë

Futboll

Bayerni trondit Manchester Utd, e çon në shtëpi! Rrahmani e Napoli në festë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 dhjetor 2023 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 23:04 më 12.12.2023
Coman e Kane festojnë me Bayernin

Renditja në grupe dhe 14 skuadra të kualifikuara në Champions League

Sonte janë zhvilluar takimet e fundit të fazës së Grupeve në katër grupe, A, B, C dhe D.

Dihen 14 skuadra të kualifikuara dhe dy do të dihen nesër, që do të kompletojnë 16 skuadrat për në të tetën e finales së Champions League.

Në të tetën e finales së Championsit janë kualifikuar: Bayern Munihu, Copenhagen, Arsenali, PSV, Real Madridi, Napoli, Interi, Sociedad, Atletico Madrid, Lazio, Dortmund, Manchester City, Leipzig e Barcelona.

Grupi A

Manchester Utd – Bayern 0:1 (0:0)
Copenhagen – Galatasaray 1:0 (0:0)

Renditja 

1. Bayern    6    5    1    0    12:6    16
2. Copenhagen    6    2    2    2    8:8    8
3. Galatasaray    6    1    2    3    10:13    5
4. Manchester Utd    6    1    1    4    12:15    4

Grupi B

Lens – Sevilla 2:1 (0:0)
PSV – Arsenali 1:1 (0:1)

Renditja
1. Arsenal    6    4    1    1    16:4    13
2. PSV    6    2    3    1    8:10    9
3. Lens    6    2    2    2    6:11    8
4. Sevilla    6    0    2    4    7:12    2

Grupi C 
Napoli – Braga 2:0 (2:0)
Union Berlini - Real Madrid 2:3 (1:0)

Renditja

1. Real Madrid    6    6    0    0    16:7    18
2. Napoli    6    3    1    2    10:9    10
3. Braga    6    1    1    4    6:12    4
4. Union Berlin    6    0    2    4    6:10    2

Grupi D

Salzburg – Benfica 1:3 (0:2)
Interi – Sociedad 0:0 (0:0)

Renditja

1. Sociedad    6    3    3    0    7:2    12
2. Inter    6    3    3    0    8:5    12
3. Benfica    6    1    1    4    711    4
4. Salzburg        6    1    1    4    5:7    4

Reali fiton

Napoli në festë, është kualifikuar në të tetën e finales së Champions League.  Manchester Utd tronditet nga Byerni duke pësuar humbje me rezultat 1:0 në “Old Trafford” dhe mbetet jashtë garave të Evropës.
Harry Kane asistoi për Kingsley Coman i cili doli i vetëm në minutën e 71-të, pa problem shënoi në portën e Manchester Utd. 

Në të tetën e finales së Championsit janë kualifikuar: Bayern Munihu, Copenhagen, Arsenali, PSV, Real Madridi, Napoli, Interi, Sociedad, Atletico Madrid, Lazio, Dortmund, Manchester City, Leipzig e Barcelona.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur titullar për Napolin, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 skuadrës portugeze, Braga. 

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin "Armando Diego Maradona". Në minutën e 9-të, Serdar Saatci shënoi autogol e Victor Osimhen në atë të 34-tën, thelloi fitoren në 2:0. 

Real Madridi ngadhënjeu në Berlin me rezultat 3:2 ndaj Union Berlinit!  

Kroati LukaModriç i Realit, dështoi nga penalltia në minutën e 44-të. 

Berlinasit avancuan në pjesën e parë (45+2') me golin e Kevin Volland.

Reali përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me golat e Joselut në minutën e 61-të e 72, për të avancuar me 1:2.

Kral në minutën e 86-të, barazoi 2:2. Ky gëzim nuk zgjati më shumë se tre minuta (89'), Ceballos realizoi për 2:3.

Copenhagen në festë, ngadhënjeu me 1:0 ndaj Galatasarayt, e cila ka qenë një ndeshje sikur finale për vend të dytë.  

Në minutën e 58-të, Lukas Lerager shënoi për Copenhagen-in.

Manchester Utd as në tokë e as në qiell

(E plotësuar)  - 89' 89' Ceballos reaizon për 2:3 për Realin.

88' Pak shpresa për Manchester Utd.

85' Kral shënon, Union Berlin - Real 2.2.

83' Copenhagen është afër mrekullisë.

Grupi A

Manchester Utd – Bayern 0:1 (0:0)
Copenhagen – Galatasaray 1:0 (0:0)

Grupi B

Lens – Sevilla 2:1 (0:0)
PSV – Arsenali 1:1 (0:1)

Grupi C 

Napoli – Braga 2:0 (2:0)
Union Berlini - Real Madrid 2:3 (1:0)

Grupi D

Salzburg – Benfica 1:3 (0:2)
Interi – Sociedad 0:0 (0:0)

80' Manchester Utd duket se po mbetet jashtë garave evropiane.

73' Joselu shënon edhe një gol, 1:2 për Realin.

70' Coman trondit Manchester Utd, 0:1 Bayernin.

67' Reali po tregon lojë të mirë.64' Manchester Utd nëse fiton Copenhagen gjithçka merr fund për Utd për Champions League.

62' Reali barazon me golin e futbollistit Joselu.

58' Lukas Lerager shënon për Copenhagen.

57' Pjesët e dyta të mira.

54' Manchester Utd në presion..

50' Ndeshje e fundit të fazës së grupeve.

47' Pritet lojë më të mira në pjesën e dytë e më shumë gola.

Përfundojnë pjesët e para.45+2' Kevin Volland shënon, Union Berlini - Reali 1:0.

44' Modriç i Realit dështoi nga penalltia.

43' Ndeshje të mira, vetëm tre gola në pjesën e parë.

39'  Nxehtë në Manchester e Copenhagen.34' Napoli po tregon forcën ndaj Bragës, Victor Osimhen shënon për 2:0.

33' Sulmuesit duket se nuk e kanë mbrëmjen deri me tash.

28' Vetëm një gol deri me tash nga 6 ndeshjet.

24' Galatasaray nën presion.20' Ndeshje me rivalitet mes Manchester Utd e Bayernit.

17' Nuk ka gola as në Copenhagen.

14' Manchester Utd – Bayern ende pa gola.

9' Shpërthen festë në stadiumin "Armando Diego Maradona" në Napoli. Serdar Saatci shënoi autogol, Napoli - Braga 1:0.7' Copenhagen - Galatasaray, cila fiton siguron vendin e dytë.

4' Manchester Utd në presion.

1' Fillojnë ndeshjet.Gjithçka gati.

Manchester United kërkon kualifikimin

Champions League do të dhurojë shfaqje sot në mbrëmje me disa sfida të mrekullueshme që startojnë në orën 20:45.

Manchester United do të presë në “Old Trafford” Bayern Munich e kualifikuar, por “Djajtë” luajnë vetëm për fitore sot për të tentuar deri në fërshëllimën e fundit kualifikimin e tyre për në fazën tjetër.

Në të njëjtin grup, spektakël dhe luftë pritet edhe në ndeshjen mes Copenhagen-Galatasaray.

Sfidë tjetër e rëndësishme është edhe ajo mes Napolit dhe Braga, ku italianët kërkojnë kualifikimin.

PSV ndahet baras me Arsenalin 

PSV dhe Arsenali luajtën pa ngarkesë, pasi që si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër, më herët e kishin siguruar kalimin në të tetën e finales së Champions League.

Përballja mes tyre përfundoi baras (1:1).

Futbollisti Nketiah (42') shënoi për Arsenalin dhe Vertessen (50') për vendasit.

Arsenal përfundoi në vend të parë me 13 pikë e PSV në të dytin me 9 sosh.

Lens në Europa League, Sevilla jashtë garave evropiane 

Lens e ka mposhtur me rezultat 2:1 Sevillën. 

Sevilla mbetet edhe jashtë Champions League edhe jashtë Europa League.

Arsenali e PSV janë në të tetën e finales së Champions League.

Futbollisti Frankowski në minutën e 63-të e Fulgini (90+5’) realizuan për fitoren e Lens-it.

Ramos shënoi nga penalltia në minutën e 79-të për Sevillën.

Sevilla ka përfunduar në vend të fundit me 2 pikë dhe Lens në të tretin me 8 sosh në Grupin B.

Lens ka siguruar të paktën të garojë në Euopea League.

Napoli luan sot për kualifikimin

Napoli luan sot për kualifikimin!

Ndeshjet e sotme në Grupin C do të përcaktojnë edhe emrin e dytë që do të vazhdojë më tej në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë pas Real Madridit.

Madrilenët kanë fituar të 5 ndeshjet e para të këtij edicioni dhe duan që të fitojnë edhe të 6-ën, që e luajnë sot ndaj Union Berlin, për të bërë edicionin perfekt.

Ndërkohë, ndeshja mes Napolit dhe Bragës është një sfidë direkte për kualifikimin, pasi skuadra portugeze ka ende mundësinë që të arrijë italianët në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat