Xavi: Jemi në gjysmë të rrugës

Futboll

Xavi: Jemi në gjysmë të rrugës

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:15
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se gjendet në gjysmë të rrugës për ta ofruar një skuadër të madhe të Barcelonës.

Katalonasit janë mposhtur në fundjavë nga Girona në kuadër të La Liga. 

Cavi duke komentuar humbjen është shprehur se skadra e Barcelonës është në ndërtim e sipër.   

"Skuadra duhet të jetë shumë më konsistente. Ne jemi në ndërtim e sipër. Mendoj se jemi në gjysmë të rrugës për ta bërë Barçën të madhe", ka thënë ai. 

Barcelona e cila tashmë ka siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Champions League ndeshet të mërkurën me skuadrën e Antwerp. Nga Grupi H që kryesohet nga skuadra spanjolle, në luftë për vendin e dytë janë Porto dhe Shakhtar Donetsk..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat