Çfarë Dinamo mund të presim të enjten ndaj Ballkanit? Flet Jakiroviç

Futboll

Çfarë Dinamo mund të presim të enjten ndaj Ballkanit? Flet Jakiroviç

Nga: K. G. Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:45
Jakiroviç

Futbollistët e Ballkanit të Therandës janë stërvitur në fushën kryesore të Maksimirit në mbrëmjen para ndeshjes së nesërme (21.00), ndërsa futbollistët e Dinamos në fushën ndihmëse “Luka Modriç”. 

“Edhe për terrenin e mirëmbajtur mirë të Dinamos, do të ishte shumë që dy skuadra të stërviteshin njëra pas tjetrës dhe të kalonin më shumë se dy orë në një sipërfaqe të lagësht në një stuhi e me shi të dendur”, shkruan media kroate “Sportske Novosti”.

Para gazetarëve folën trajneri i Dinamos Sergej Jakiroviq dhe mesfushori ofensiv Martin Baturina. 

“Baturina është gati për ndeshjen, është rikuperuar nga virusi që e mbajti larg fushës javën e kaluar.

Të hënën ka filluar të stërvitet me forca të plota, ndihet mirë dhe mund të presim paraqitjen e tij”, - ka konfirmuar Jakiroviq.

“Na pret një ndeshje e vështirë, jashtëzakonisht e rëndësishme, vendimtare për të arritur objektivin e parë, dimërimin në Europë.

Fitorja në Astana na vuri në një situatë ku ne vendosim vetë fatin tonë, kjo është një finale e vërtetë për ne dhe dua që nesër të prezantohemi sa më mirë, të jemi sa më seriozë, të përgjegjshëm taktikisht dhe të disiplinuar”, tha mes të tjera Jakiroviç.

A e keni parë dhe analizuar ndeshjen e fundit të Ballkanit në kampionat, në të cilën pësuan humbje 3:5 ndaj Llapit. Çfarë mësimesh keni nxjerrë nga përplasja në Prishtinë me Ballkanin?

“E kemi analizuar mirë ndeshjen në Prishtinë menjëherë pas kthimit në Zagreb.

Dhe tani na u kujtua ajo lojë, në atë analizë futëm disa detaje nga ndeshja e tyre të së shtunës, edhe pse ajo lojë sigurisht nuk ishte matës i vlerës së vërtetë të Ballkanit, është më shumë një përjashtim që vërteton tezën se është një ekip i mirë.

Ata thjesht patën një ditë të keqe, ishte humbja e tyre e parë në kampionat, është e qartë se kjo është skuadra më e mirë në Kosovë. Humbën në Podujevë sepse bënë shumë gabime, fusha ishte e keqe..

Megjithatë, nuk besoj se kjo disfatë do të lërë gjurmë në Ballkan, është një ekip i ekuilibruar dhe me përvojë, kanë dy vite bashkë dhe nuk mund të shqetësohen nga një humbje. Ata e sulmojnë mirë hapësirën, e kemi ndjerë edhe në Prishtinë, ndaj duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe serioz, që të mos hyjmë përsëri në telashe.

Çfarë Dinamo mund të presim të enjten? Do të hyni me kujdes në ndeshje apo do të sulmoni menjëherë mysafirët?

Ne luajmë në shtëpi, përballë tifozëve tanë dhe duam të shënojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për ta çuar ndeshjen në anën tonë. Sepse Ballkani mund dhe di të ndëshkojë çdo nxitim, këtë e tregoi edhe në Prishtinë. Edhe pse në atë ndeshje na mungonin gjashtë lojtarë që janë kandidatë për paraqitje të së enjtes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat