Orges Shehi drejt të kuqve, por edhe Shkëndija e pret

Futboll

Orges Shehi drejt të kuqve, por edhe Shkëndija e pret

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:07
Orges Shehi

Partizani funksionon me një “pilot” të konfirmuar, si Abilaliaj që ende nuk është mundur si trajner, ndonëse ka 5 barazime radhazi.

Gjithsesi, trajneri aktual i Partizanit mund të hapë krahun. Orges Shehi pritet të jetë trajner i “demave”, me durrsakun, që tani nuk ka një çështje të hapur në FSHF në lidhje me kontratën me Tiranën.

Burime për gazetën pranë klubit bëjnë me dije se Shehi pritet të vijë në stolin e kuq nga janari.

Mësohet se pjesë e stafit të Shehit do të jenë edhe dy ndihmësit që kishte te Tirana, Artan Karapici dhe Sebino Plaku, gjithashtu ish-lojtarë të Partizanit. Burime pranë trajnerit bëjnë me dije se Shehi i ka të dyja ofertat në tavolinë. Tani është në dëshirën e tij për të vendosur për cilën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat