Osmani: Kemi përmirësim ndeshje pas ndeshje

Futboll

Osmani: Kemi përmirësim ndeshje pas ndeshje

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:58
Qatip Osmani

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, ka qenë i lumtur për suksesin e kuqebluve në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Tiranës, një pretendente për titullin kampion.

“Kemi përmirësim çdo ndeshje, shihet edhe sot, ku taktikisht lojtarët zbatuan detyrat që u dhamë,

Një Vllazni luftarake, agresive. Mendoj që në momente ndoshta nuk ishim të përqendruar në repartin e mbrojtjes.

Por mendoj gjithsesi që ishte një fitore e merituar.

Sigurisht nuk është gjë e vogël të mundësh Tiranën, pretendente për kampion.

Kështu që kur fiton kundër një ekipi që në kampionatet e fundit ka qenë një nga më të mirat në Shqipëri, sigurisht i jep një rëndësi edhe më të madhe.

U tërhoqëm ndoshta pak herët për të ruajtur rezultatin. Por ishte ideja që kundërshtarin ta pritnim pranë zonës dhe me kundërsulme të rrezikojmë për golin. Me hyrjen e Pusit ndryshuam sistemin dhe faktikisht deshëm të mbyllnim lojën se futëm një lojtar mbrojtës, i cili e ka dyluftimin e mirë. Kjo ishte ideja me ndryshimin e sistemit, që të mbyllim lojën e ruajmë këtë rezultat.

Publiku do lojë dhe rezultate të mira, ndaj në ndeshjen e fundit që luajmë në këtë fazë mendoj se do të ketë numër më të madh publiku në Shkodër.

Fusha nuk ishte e përshtatshme si për ne, edhe për Tiranën. Shpeshherë shihnim si lojtarët tanë, edhe të Tiranës, që mundoheshin të kalojnë mesin e fushës dhe të shkonin direkt në sulm.

A e njoh plotësisht Vllazninë? Ndoshta duhet edhe pak kohë, por një gjë është e sigurt që në Shkodër shumë e duan futbollin e Vllazninë. Këtë e di 100%”, tha për “MCN” Osmani në fund të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat