Publikohen formacionet e Skënderbeu-Laçi

Futboll

Publikohen formacionet e Skënderbeu-Laçi

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 16:29
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë mbyll javën e 17 të Superiores, ku gjithçka duket e  hapur në luftën për të gjitha objektivat.

Skënderbeut i duhet një fitore për t’u kthyer përsëri në katërshen e parë, ku ka qenë vazhdimisht në këtë pjesë të parë të sezonit.

Ndërsa Laçi është në kërkim të tre pikëve për t’u shkëputur nga zonat e ulëta të renditjes, ku ka rrëshqitur pas rezultateve të fundit aspak pozitive.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Franklin, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Dajko, Silva, Kurti, Lima, Mjaki, Kryeziu, Qato, Myrta, Ujka, Sobouejll.
Trajner: Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat