Ja kush do ta fitojë, sipas inteligjencës artificiale

Futboll

Ja kush do ta fitojë, sipas inteligjencës artificiale

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

“Finalja e ardhshme e Ligës së Kampionëve do të shohë përballjen mes Manchester City dhe Bayern Munich”.

Ky është parashikimi i Chat Gpt4, i cili i ‘parapërgatit’ të gjithë futbolldashësit me triumfin e dytë radhazi të skuadrës së Pep Guardiolës, këtë herë ndaj bavarezëve (të cilët do të ndeshen me Lazion në 1/8 finale), pas atij të arritur edicionin e kaluar ndaj Interit në Stamboll.

Pas shortit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, studiuesit e IULM në Milano i kërkuan inteligjencës artificiale të parashikonte rrugën e tri skuadrave italiane ende në këtë garë.

Nëse Interi, që pret një ndeshje të dyfishtë me Atletico Madrid, “ka një shans të mirë për të kaluar në çerekfinale” (ndërsa “arritja në gjysmëfinale mund të jetë më e vështirë”), Napoli “mund të arrijë në gjysmëfinale nëse ia del për të kapërcyer Barcelonën në 1/8 finale.

Sipas këtij parashikimi, Lazio është e destinuar për humbje ndaj Bayern Munich, edhe pse “në futboll asgjë nuk është e pamundur”, sikurse tha Felix Magath.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat