Sulimani tejkaloi lëndimin

Futboll

Sulimani tejkaloi lëndimin

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:15
Sulimani

Sulmuesi i ri i Shkëndijës U19 ishte operuar nga mjeku i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll, dr. Nastov. 18-vjecari i ishte nënshtruar operimit me 19 shtator të këtij viti.

Këmbëshpejti Sulimani operimin e ka lënë pas shpine dhe ka një muaj që ka nisur stërvitjet me fitnes dhe terapi nën përkujdesjen e fizioterapeutit të njohur të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Mexhait Bajrami, para se ti bashkohet ekipit U19 të Shkëndijës në përgatitjet për stinorin pranveror, që drejtohet nga trajneri Bekim Osmani.

Ai pritet të jetë “armë” shtesë për sulmin e “kuqezinjve” të rinj të Tetovës në betejën e tyre për titullin e kampionit për grupmoshat e reja. Sulimani pritet të jetë gjahtari i ri i golave dhe te Shkëndija U19.

Shkëndija U19 sezonin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e pestë me 21 pikë, kurse kampion vjeshtor është Vardari me 28 pikë.

Agan Sulimani te Shkëndija ka shkuar me 6 shtator të këtij viti, nga skuadra Kumanovës 2010, aty ku e ka nisur karrierën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat