Allegri: Frosinone po përjeton një moment ekzaltimi të madh

Futboll

Allegri: Frosinone po përjeton një moment ekzaltimi të madh

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:33
Allegri e Inzaghi

Juventusi do të dalë në skenë pas barazimit me Genoa, për të ushtruar presion ndaj Interit dhe mos humbur më tej terren nga kreu i Serie A.

Ky është objektivi i Allegrit, në pritje të ndeshjes së nesërme jashtë fushe ndaj Frosinone, ku aktivizohen ish-bardhezinjtë Barrenechea dhe Kaio Jorge. Trajneri livornez e prezanton sfidën e “Benito Stirpe” në një konferencë për shtyp.

Ndeshja e fundit jashtë fushe e vitit 2023…

"Është e pabesë për disa arsye. Jemi një javë para festave, gjithmonë ka një klimë të ndryshme.

Duhet të luajmë një lojë të kujdesshme dhe të përqendruar.

Pastaj, do të përballemi me një ekip që në 8 ndeshje në shtëpi ka humbur vetëm të parën kundër Napolit.

Po kështu, luajti një ndeshje të mrekullueshme të martën. Frosinone po përjeton një moment ekzaltimi të madh.

Sidomos nga pikëpamja mendore duhet të luajmë seriozisht për të kaluar një Krishtlindje të mirë", - tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat