Ndërrimi i barit në “Fadil Vokrri” nuk pritet të nis deri në pranverë

Futboll

Ndërrimi i barit në “Fadil Vokrri” nuk pritet të nis deri në pranverë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 13:44
Stadiumi "Fadil Vokrri"

Tash e një kohë, stadiumi “Fadil Vokrri” është mbyllur dhe aty nuk po zhvillohen as ndeshje e as stërvitje.

Kjo pasi që ky stadium do t’i nënshtrohet një rinovimi gjeneral..

Megjithatë, renovimi dhe ndërrimi i barit në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk do të nisë deri në pranverën e viti 2024.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

“Ne kemi qenë në komunikim me Federatën e Futbollit për sa i përket stadiumit ‘Fadil Vokrri’ që nga muajt maj dhe qershor kur ishin ndeshjet e më hershme që kishin probleme pikërisht për shkak të shiut të madh.

Mirëpo, duke marrë parasysh agjendën shumë të ngarkuar të garave dhe ndeshjeve ndërkombëtare që janë zhvilluar në Kosovë, ishte e pamundur të bëhej intervenimi i ndërrimit të barit të fushës për shkak se si procedurë në bazë të ekspertëve të UEFA-së më të cilët konsultohet FFK-ja, minimumi do të duhen 60 ditë që të bëhet ndërrimi barit aktual në barë të ri.

Periudha kur filluan ndeshjet, përsëri ishte koha shumë e ftohët, nuk është një intervenim që kryhet brenda javës sepse po të ishte, padyshim se do ta ndërmerrnim. Andaj, jemi dakorduar që në përfundim të vitit të agjendës së garave sportive, të kalendarit sportiv të Federatës së Futbollit, të nis vlerësimi i gjendjes ekzistuese si dhe hartimi i projektit për ndryshim të barit, gjë të cilën kjo është marrëveshja që e kemi arritur.

Tani duhet ta ndjekim pak a shumë edhe motin edhe kohën, e dimë që bari nuk mund të rritet në stinën e dimrit, mirëpo po synojmë që në periudhën e marsit, në një afat 60 ditor të përmirësohet dhe të rregullohet edhe stadiumit “Fadil Vokrri”, tha Osmani për KP.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi në Kosovë që plotëson standardet e UEFA-s për t’i zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat