Zeka pas fitores ndaj Partizanit: Ishte shumë e vështirë

Futboll

Zeka pas fitores ndaj Partizanit: Ishte shumë e vështirë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:17
Zeka

Erzeni arriti një fitore të rëndësishme përballë Partizanit, duke i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Sulmuesi i shijakasve, Agim Zeka, u shpreh se skuadra ka merituar shumë më shumë dhe se çdo gjë pritet të ndryshojë vitin e ardhshëm.

“Ndeshje shumë e rëndësishëm pasi kemi humbur shumë pikë. Ishte shumë e vështirë, u bashkuam, u mblodhëm dhe besoj se do ja dalim.

Jam mirë. E di që kam kaluar një problem, por tani jam super-mirë.

Mendoj se kemi merituar shumë më shumë pikë. Nga viti që do vijë do marrim masa.

Kemi pasur disa ngecje në punën e formacionit dhe besoj se çdo gjë do rregullohet, sepse vërtet kemi merituar shumë më shumë”, tha Zeka për mikrofonin e “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat