Portieri i Kombëtares shqiptare del më i miri i sfidës në Itali

Futboll

Portieri i Kombëtares shqiptare del më i miri i sfidës në Itali

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:25
Elhan Kastrati

Elhan Kastrati ka zhvilluar një paraqitje për kornizë ditën e djeshme në Serinë B.

Portieri i Kombëtares shqiptare që mbron ngjyrat e Çitadelës është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes sipas “SofaScore” në barazimin që ekipi i tij ka marrë në transfertë kundër Askolit.

Kastrati është vlerësuar me notën 8 për paraqitjen e djeshme, ku mbajti të paprekur portën e tij. Portieri 26-vjeçar arriti të bënte 5 pritje në total, dy prej tyre në brendësi të 5-metërshit.

Ndërkohë pati edhe 2 spastrime të zonës nga ai. Çitadela këtë sezon është më mirë se në vitet e fundit, teksa pretendon ngjitjen në Serinë A, teksa momentalisht renditet në vendin e 5-ë dhe do tentojë “play off”-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat