Paralajmërohet

Futboll

Paralajmërohet

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 12:10
Marotta

Pas dëmtimit të Cuadrados, Interi ka vendosur të marrë menjëherë masa dhe për t’i dhënë Inzaghit një përforcim të menjëhershëm në atë zonë të fushës. Krahu i djathtë i zikaltërve duhet të blindohet dhe zgjedhja e Marotta dhe Ausilio ra mbi Buchanan të Bruges.

Sipas Calciomercato.it, Interi është shumë afër Buchanan, i cili mund të mbërrijë me një huazim me detyrim blerje për një shumë prej rreth 10 milionë euro.

Megjithatë, tani kanë ardhur disa deklarata shqetësuese për lojtarin kanadez.

Gert Verheyen, mesfushori i madh belg i viteve 1990 dhe fillimi i viteve 2000, ka folur për të në ‘Tuttosport’. Përshkrimi i tij për Buchanan tingëllon si një ‘paralajmërim’ për Interin.

“Ai është një talent, por ka disa probleme dhe një karakter të çuditshëm në fushë”, deklaroi Verheyen. “Ai është shumë i shpejtë, dinamik, ai bie në sy, por ai nuk është një lojtar mbrojtës dhe mund të luajë vetëm më përpara në një ekip ku nuk duhet të mendojë për  atë që ndodh para krahëve të tij.

“Mund të përmirësohet, por shumë shpesh duket i zemëruar. Në fushë humbet në debate, debaton me arbitrat, me kundërshtarët, proteston, nervozohet nëse pëson shumë faulle. Lojtar i mirë por nuk është konstant, tifozët e Interit nuk duhet të presin një lojtar si Perisic.

“Sezonin e kaluar ai luajti më mirë. Nëse do të isha në vend të Inter-it nuk do të shpenzoja më shumë se 7-8 milionë”. Sigurisht, një profil që nëse të gjitha këto do të vërtetoheshin, nuk do të ishte shumë i lehtë për t’u menaxhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat