Osmani në bisedime me disa lojtarë

Futboll

Osmani në bisedime me disa lojtarë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 14:16
Vllaznia

“Mendoj se kemi një grup të plotë dhe shumë të mirë, prandaj duhet të mendojmë që të bëjmë një merkato të zgjuar.

Pra, të afrojmë lojtarë cilësorë dhe nëse këto do të mund t’i gjejmë që të jemi më të përforcuar dhe të gatshëm për pjesën e dytë të sezonit”.

Kështu u shpreh presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, kur u pyet për merkaton e janarit pas ndeshjes së fundit të fazës së dytë kundër Skënderbeut.

“Panorama Sport” ka bërë të ditur se ka pasur interesim gjatë javëve të fundit për mesfushorin e Tiranës, Ardit Hila, si dhe mbrojtësin e majtë të Egnatias, Hysen Memolla.

Drejtori sportiv, Tefik Osmani, po negocion me disa futbollistë, kryesisht vendës që njohin Superioren, por gjithashtu po shikohet edhe në tregun e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë të fundit ka një njohje të mirë trajneri Qatip Osmani dhe sugjerimet e tij pritet të vihen në zbatim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat