Çfarë shkruhet për Realin?

Futboll

Çfarë shkruhet për Realin?

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:07
Ancelotti

Pjesa e parë e sezonit të Realit të Madridit është shënjuar në mënyrë absolute nga dëmtimet.

Një “infermieri” plot me “pacientë” që e ka detyruar Karlo Ançelotin të improvizojë me një skuadër që është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme. “Të flasësh shumë për problemet që kemi me mungesat më duket se është mungesë respekti për lojtarët që janë gati dhe që po luajnë.

Ata po kontribuojnë në një mënyrë të shkëlqyer. Ne kemi qenë shumë mirë me të gjitha këto probleme. Kjo skuadër, edhe pse ju nuk e keni besuar, është e shkëlqyer”, deklaronte Ançeloti. Besimi i Ançelotit në grupin e lojtarëve të tij ka qenë katalizator për rendimentin e jashtëzakonshëm të skuadrës që kryeson në La Liga dhe mbylli me rekord fazën në grupe në Ligën e Kampioneve.

Me dyshimet që merkato dimërore krijon gjithmonë brenda klubit të bardhë, trajneri italian do të ketë mundësinë të hapë të paktën pesë “dhurata” përpara se Reali i Madridit të udhëtojë drejt Riadit (Arabia Saudite) për të luajtur Superkupën e Spanjës.

Përveç Kurtuasë, Militaos dhe Alabasë, të cilët nuk do të mund të luajnë më në këtë sezon, pjesa tjetër e lojtarëve të dëmtuar do të jenë në dispozicion për Ançelotin në javët e para të 2024-ës.

Lajmi më i mirë i mundshëm për të nisur vitin e ri plot shpresë dhe optimizëm është se Kamavinga, Gyleri, Mendi, Karvahali dhe Vinicius do të jenë gati.

Madje, nga mediat spanjolle ata janë etiketuar si “nënshkrimet e merkatos së dimrit” për italianin , i cili do të mund të bëjë një pushim përpara se të përgatitet për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletikos së Madridit më 10 janar. Më shpejt nga të gjithë do të kthehet Karvahali i pasuar nga Mendi, më pas dyshja Vini-Kamavinga dhe në fund, Arda Gyler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat