Griezmann: Inter do të jetë një kundërshtar tepër i vështirë

Futboll

Griezmann: Inter do të jetë një kundërshtar tepër i vështirë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 18:11
Griezmann

Planet për të ardhmen, por edhe një vështrim në të tashmen. Antonie Griezmann, ylli i Atletico Madrid, ka folur për gazetën “AS” duke bërë një bilanc të vitit 2023.

“Dua të përpiqem të fitoj një titull me këtë klub. Dua të bëj gjithçka që është e mundur. Ne do të përballemi me Interin në 1/16 e Champions League.

Ata janë një kundërshtar shumë i vështrië, por janë të ngjashëm me ne, kështu që ne do të përpiqemi deri në fund.”

Sulmuesi francez më pas është shprehur duke thënë se Atletico do të jetë klubi i tij i fundit në Europë, edhe pse ende kërkon rinovimin e kontratës me “El Colchoneros”.

“Po, unë e dua rinovimin, por në fund është klubi që vendos. Më pas do të doja të provoja MLS, e kam thënë gjithmonë këtë. Por Atletico Madrid është 100% klubi im i fundit në Europë.

Është vendi ku dua të jem, ku e shoh veten më të lumtur, jam në shtëpi këtu”, është shprehur Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat