Zhegrova për kampin e Milanit: U regjistrova i fundit, dola i pari

Futboll

Zhegrova për kampin e Milanit: U regjistrova i fundit, dola i pari

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 23:03
Zhegrova

Edon Zhegrova dhe babai i tij, Lulzim Zhegrova ishin të ftuar në Podcastin “Rruga e Re” të Lumir Abdixhikut.

Episodi i katërt i këtij podcast-i iu kushtua yllit të Kosovës.

Zhegrova e tregoi aventurën e tij me kampin e Milanit që u mbajt në Kosovë në vitin 2013, e ku kishte dalë fitues.

"200 fëmijë kanë pasë me marr pjesë në Kampin e Milanit.

Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që ka me u mbajt hiç. Trajnerin Agim Hoxha vjen e njofton dikush, e mbaj mend kemi qenë në ushtrime.

Njoftohet se kampi i Milanit do të mbahet nesër. Trajneri thotë se Edoni duhet të jetë aty patjetër. Kemi shku në stadium të nesërmen, në ditën kur ka pasë me fillu, në stadium të Prishtinës.

Hyra në zyre brenda, qëllojnë fati vetëm një palë tesha të Milanit, unë i kam vesh shpejt, e kanë shkru emrin tim. Kam qenë i 200-ti i regjistruar. Edhe në gazeta ka qenë kur u zgjedha më i miri i kampit:

U regjistrua i fundit, doli i pari. Ka qenë një kamp shumë i mirë. I kanë zgjedh 5 talentë, unë u zgjodha më i miri.

Aty edhe familja filloi të më merrtë më seriozisht.

Pesë talentët kemi udhëtu në Milano. Atje ka qenë një turnir me krejt shtetet e botës. E kemi pasë organizimin me kqyr lojën Milan-Chievo nuk e harroj kurrë edhe pas lojës kemi takuar krejt yjet e Milanit. Më dukej si ëndërr", tha ZHegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat