Ronaldo fiton “Këpucën e Artë”, “ylli” portugez realizoi 54 gola

Futboll

Ronaldo fiton “Këpucën e Artë”, “ylli” portugez realizoi 54 gola

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:32
Cristiano Ronaldo

E arriti një tjetër objektiv dhe sendërtoi një ambicie.

Cristiano Ronaldo është i gatuar në këtë mënyrë dhe ia ku fitoi çmimin individual të radhës.

Superylli portugez mori “Këpucën e Artë” të vitit 2023, duke lënë prapa gjithë rivalët.

Ai arriti në 54 gola pasi realizoi një herë në fitoren 4-1 që Al-Nassr e arriti në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite.

Suksesi ishte ndaj një rivali modest si Al Tawon, ndërsa diferenca me Al-Hilal që kryeson renditjen mbetet 7 pikë.

Padyshim që Cristiano nuk ka hequr dorë nga ëndrra për një titull në mbretërinë arabe.

Ronaldo mposhti në këtë garë, që përfshin rrjetat e shënuara në kampionat, yjet që luajnë në Evropë si Harry Kane e Kylian Mbappe që patën nga 52 gola secili, dhe Erling Haaland me 50.

Natyrisht, duhet theksuar se ata janë në liga shumë më të forta sesa ajo saudite, përkatësisht në Bundesliga-n gjermane, Ligue 1 të Francës, dhe Premier League-n angleze.

Gjithsesi, renditja është e tillë dhe Cristiano reagoi me një mesazh në Instagram.

“Do ta vendos unë se kur do të jetë fundi. Faleminderit skuadrës”,- shkroi ai.

Kjo ishte hera e pestë që Ronaldo fitoi “Këpucën e Artë” si shënuesi më i mirë në botë për një vit kalendarik, duke qenë rekordmen në këtë çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat