Argjentinasi në Instagram: "Një falenderim të veçantë për ju, fansat e mi, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pandërprerë"
Falenderim dhe premtim. Paulo Dybala rikthehet të flasë dhe këtë e bën përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. Argjentinasi donte të falënderonte tifozërinë e ngrohtë verdhekuq dhe t'i përshëndeste me një premtim: "Çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm ka qenë viti 2023!”, - shkruan sulmuesi i Romës.
“Çdo gol, çdo fitore, çdo moment i kaluar në fushë ishte një kapitull në historinë time. Falënderime të veçanta për ju, fansat e mi, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pandërprerë.
Ju jeni forca dhe frymëzimi im. Le të përgatitemi për sfida dhe triumfe të reja në 2024!.