Murseli largohet nga shkolla e futbollit të Shkupit

Futboll

Murseli largohet nga shkolla e futbollit të Shkupit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:40
Erkan Murseli

Njëri nga trajnerët më të mirë të shkollës së futbollit Shkupit, Erkan Murseli është larguar nga klubi bardhekaltër pas 10 viteve. Vendimin për largimin e tij nga skuadra e Çairit e ka bërë të ditur vet Murseli përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ai ka falenderuar të gjithë për punën, bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë këtyre 10 viteve, të cilat i ka quajtur të arta. Murseli ka bërë të ditur se do të vazhdoj me punën e tij profesionale diku tjetër.

Kujtojmë se nga trajneri i të rinjëve, Erkan Murseli kanë dalur shumë talent, të cilët sot luajnë për ekipet e para në Ligën e Parë dhe të Dytë të Maqedonisë së Veriut, duke veçuar edhe disa tjerë jashtë vendit.

“10 vite të mrekullueshme, të arta”  Faleminderit FC SHKUPI

Të nderuar dashamirë të futbollit në gjithë qytetin e Shkupit, kryesi e klubit, trajnerë (kolegë), lojtarë e tifozë të Shkupit, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që kisha këto 10 vite sa isha pjesë e klubit, ku së bashku kaluam me sukses në shumë sfida e misione të vështira, por dhe korëm shumë suksese të mëdha”

Në këtë klub jam rritur, kam kaluar momentet më të bukura të jetës time si lojtarë po ashtu edhe si trajnerë, jeta ime njeh suksesin, sharmin e kampionit dhe rritjën e fëmijëve deri te emërtimi i tyre si profesionist të tanishëm.

Me grupet e futbollistëve që i kam stervitur dhe drejtuar çdo herë jam munduar të marrë dhe të jap maksimumin si dhe gjithmonë do ti kujtojë me krenari sukseset me të gjitha gjeneratat pranë Akademisë së Shkupit.

Më duhet të  eci para në një sfidë tjetër po të njejtit rrugëtim, rrugëtim i punës dhe suksesit, të përballoj sfida të reja si trajner.

“Ju priftë e mbara dhe ju uroj suksese FC Shkupit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat