Mbrojtësi nga Kosova, Ardian Limani, nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.
"Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme.
Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme", - njofton FC Shkëndija.
Pjesë e Shkëndijes është edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Endrit Krasniqi.