Arteta frenon entuziazmin e tifozëve

Futboll

Arteta frenon entuziazmin e tifozëve

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:06
Arteta

Arsenali e mbylli vitin 2023 me dy humbje në Premier League, dhe tashmë ndodhet 5 pikë larg Liverpoolit kryesues. Kundërshtar ndaj të cilit e nis vitin e ri, në duelin e raundit të 1/32 në FA Cup.

Supersfida që do të zhvillohet të dielën në Londër, do të vijë live në SuperSport 2 (17:30).

Tifozët e Arsenalit presin përforcime nga merkato dimërore, çështje për të cilën trajneri Mikel Arteta shprehet:

“Ne jemi të hapur për merkaton, por kryesorja është të marrim më të mirën nga lojtarët që kemi. Ne do të punojmë me klubin për të parë nëse ekzistojnë mundësitë e përforcimeve. Por është e mundur që të mos bëjmë asnjë operacion në janar”.

Deklaratë që nuk krijon entuziazëm të madh te tifozët e Gunners. Trajneri spanjoll flet edhe për gjendjen e ukrainasit Zinchenko, i cili pësoi një lëndim në derbin me Fulhamin.

“Gjendja e tij po përmirësohet. Të shtunën do të zhvillojmë një tjetër seancë stërvitore, të shohim nëse ai do të jetë gati të luajë përballë Liverpoolit”, u shpreh Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat